Udhëzonin Jorida Tabakun për t'i bërë pyetje Veliajt, Andi Bushati pranon bisedat me anëtaren e AMA-s, Desada Metaj

23 February 2022, 09:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Udhëzonin Jorida Tabakun për t'i bërë pyetje Veliajt,
Andi Bushati dhe Desada Metaj

Vetëm pak ditë nga miratimi në Kuvend si anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj rrezikon seriozisht shkarkimin nga kjo detyrë. Shkak është bërë skandali i sotëm në komisionin hetimor për inceneratorët, ku në shkelje të plotë të ligjit për “Mediat audiovizive” dhe të Kodit të Sjelljes të AMA-s, Desada Metaj u shfaq si zëdhënëse e Lulzim Bashës dhe PD. Mediat arritën të fotografojnë disa biseda të Metajt me kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku.

Siç shihet në foto shfaqen edhe biseda të Desada Metajt me dy gazetarë, Andi Tela dhe Andi Bushati, nga të cilët merr udhëzime se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe gazetari i “pavarur”, Andi Bushati në Euronews ku  pranoi se kishte shkëmbyer mesazhe me gazetaren Desada Metaj gjatë seancës së komisionit në kohën kur dëshmonte kryebashkiaku Erion Veliaj, por këtë e kishte bërë pasi ‘nuk po kuptonte faktin që Veliaj akuzohej për një dokument dhe fliste për tjetër gjë./VoxNews.al


Video