Ëngjëll Agaçi në komisionin Hetimor: Këshilli i Ministrave nuk e ka firmosur kurrë projekt-aktin

22 February 2022, 15:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ëngjëll Agaçi në komisionin Hetimor: Këshilli i
Ëngjëll Agaçi në komisionin hetimor

Ëngjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë po dëshmon në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ku ka mohuar se ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mwrtirin dhe Stela Gungallja. Po ashtu ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt-aktin për koncesionin.

"Në lidhje me këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe në vijim të procedurave, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për autorizimin e procedurave, ky fakt nuk është i vërtetë. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ju iu referuat. Ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim dhe nuk është miratuar. Nuk ekzistion ky vendim qeverie dhe është e thjeshtë për të vërtetuar këtë të pavërtetë që është thënë me muaj", tha ai.


Video