Erion Veliaj, teksa po dëshmonte në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve tha se anëtarët e opozitës marrin pyetje në telefonat e tyre për ta penguar atë gjatë dëshmisë së tij.
Në rrjetet sociale kanë dalë dhe mesazhet për të cilat foli Veliaj, të fotografuara nga kamera që qëndronte pas kurrizit të anëtares të AMA, Desada Metaj, njëherazi dhe këshilltare e Lulzim Bashës.
Në mesazhe shihet se Metaj bisedon me Këshilltarin e Ramës, Dorjan Duçka. Nuk dihet nëse shkëmbimi i këtyre sms në rang këshilltaresh tregon tregon për një bashkëqeverisje Rama-Basha.
Bisedat mes këshilltarit të Ramës dhe Desada Metaj
Këshilltari i Ramës, Dorjan Duçka: Kundër Lalit
Desada Meta: Unë jam kundër Ramës
Këshilltari i Ramës: Ishe mbrapa Lalit ti
Desada Metaj: Po, jam duke e ndjek live
Këshilltari i Ramës: Ramën e kam shok, nuk më duket i qetë Lali apo e perceptoj gabim
Desada Metaj: Nervoz
