"O mavri, thërrisni Bashën këtu", Erion Veliaj debat me Tabakun: Jeni stan me lepuj!

22 February 2022, 12:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"O mavri, thërrisni Bashën këtu", Erion Veliaj debat me
Jorida Tabaku dhe Erion Veliaj në Komisionin Hetimor të inceneratorëve

Debati mes Kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku dhe kreybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i ka kaluar shpesh kufijtë. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku e ka pyetur Veliajn se përse ka dhënë monopolin e dherave pa vendim të këshillit bashkiak.

Nga ana tjetër, Veliaj arsyetoi se vendimi është dhënë sepse është marrëdhënie mes privatit duke shtuar se është fakt që sot Tirana është më e pastër dhe paguan 30% më lirë për pastrimin se nga koha ku në qeverisje ka qenë PD.

Tabaku: Ju e keni miratuar në mars. Buxhetin e ke miratuar 6 muaj më pas. Nuk ke pasur buxhet. Është shkresë shtatori ne po flasim për marsin e 2017.

Veliaj: Po ca presioni kam unë o mavri. Se të kam mundur në gjykatë. Qetësohuni. Jam parimisht dakord kam thënë në mars dhe kam kërkuar Këshilli Bashkiak të miratojë buxhet se toka ka qenë e Shtetit.

Tabaku: Nuk të nderon fare të bësh si llaxhore këtu. Pse gënjeve në këtë komision.

Veliaj: Ju ftoni Edi Ramën dhe jo Lul Bashën ku në 2013, pa këshillin miraton këshillin e fizibilitetin. Lul Basha i merrte pa këshillë.

Tabaku: Thërriteni në komision. Pse gënjyet.

Veliaj: Do të të mund në gjykatë. Për shpifje. Të nxori gjykata shpifëse. Apo kontraktori i vilës tënde. E di që je në ndërtim.


Video