“Mos bëj zhurmuesen, ke gënjyer në mënyrë sistematike”, Veliaj përplaset me Tabakun: E pandershme!

22 February 2022, 11:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos bëj zhurmuesen, ke gënjyer në mënyrë
Erion Veliaj në komision

Komisioni Hetimor për Inceneratorët zhvillon sot një tjetër seancë  maratone me dëshmitë e politikanëve. Sot pritet për të dëshmuar Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Komisioni u përfshi nga debate dhe replika mes kryetares Jorida Tabaku dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

PD pretendon se Veliaj në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha Tabaku.

Por Veliaj e kundërshtoi se ka gënjyer në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë biseda mes tyre u kthye në replika për të drejtën e fjalës.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Po ju betoheni?

Tabaku: Kjo që po bëni është e pa ndershme.

Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem.

Tabaku: Më lër të vazhdoj pyetjen .

Veliaj: Nuk bën dot pyetje pa marrë përgjigjen.

Tabaku: E dëgjova.

Veliaj: Është minimumi i mirësjelljes.

Tabaku: Është e pandershme të vish të marrësh peng këtu komisionin.

Valiaj: Janë me vulë dhe me emër të bashkisë së Tiranës.

Tabaku: Fokusohuni tek pyetja.

Tabaku: Zhurmuesin e keni bërë ju.

Veliaj: E pandershme ju bëni pyetjen dhe nuk merrni përgjigje.

Tabaku: Prona e landfillit a është në pronësi të Bashkisë?

Veliaj: Ja ku e ke, pronësia është e qeverisë është pronë në shtet. Ju gënjeni sistematikisht dhe thoni që nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak. Ndaj them unë që duhet të betoheni.

 


Video