Kryemadhi merr flamurin e antikorrupsionit! Thotë se komisioni hetimor është vazhdim i 17 majit

21 February 2022, 19:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi merr flamurin e antikorrupsionit! Thotë se komisioni hetimor
Çifti presidencial Meta-Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Fcaebook për çështjen e incerenatorëve. Ajo i ka krahasuar zhvillimet e komisionit hetimor, si takimin që pati Rama me Bashën në 17 maj, kur ky i fundit braktisi çadrën. Ajo i ka bërë thirrje SPAK-ut të vazhdoj hetimet, sepse komisioni hetimor është duke dështuar.

“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.

Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!

Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës,” është shprehur Kryemadhi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Partisë Demokratike. Për selinë blu, PS, LSI dhe Sali Berisha nuk duan që Shqipëria të ndryshojë dhe se për këtë sulmojnë veprimtarinë e Komisionit Hetimor.

“Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!”, thuhet në reagimin e PD.


Video