Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Deputeti socialist, Benet Beci do të jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës territoriale.
Ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale u miratua pak ditë më parë në Kuvend.
Ky komision si dhe ai i Reformës Zgjedhore u kërkua nga Partia Demokratike. Në këmbim të tyre demokratët dhanë votat duke i bashkuar me socialistët për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.
Ndarja aktuale e territorit u miratua në vitin 2014. Në atë kohë Partia Demokratike braktisi punën në komision, ndërsa e cilëson si ndarje për pushtet në favor të socialistëve.