
Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.
Mësohet se pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD.
Basha ka deklaruar prej kohesh që 2 prej prioriteteve kryesore të tij janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.
Deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive.
Lideri i opozitës ka qenë në kontakt me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington dhe gjetke mbi prioritetet e Partisë Demokratike.