Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Që prej orës 9:00 kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur grupin parlamentar, për të diskutuar për qëndrimin që do të mbahet në seancën e sotme plenare ku parashikohet të votohet për zgjatjen e afateve të organeve të vetingt, një pikë kyçe e reformës në drejtësi.
Për votimin pro të amendamentit kushtetues, ka pasur në ditët e fundit "presion" nga ana e ndërkombëtarëve, duke filluar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, por edhe nga Berlini zyrtar dhe Britania e Madhe.