Pak ditë pas kthimit nga Italia, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në sy, Erion Vishkulli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku dha dëshminë e tij lidhur me plagosjen gjatë protestës në kryeqytet.
Pas daljes nga Prokuroria, ai u shpreh se kërkon drejtësi, teksa deklaroi se nuk e di ende nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur më 28 nëntor.
“Unë kërkoj drejtësi. Vetëm fitore, Shqipëria është e jona. Do të shoh si jam me gjendjen, unë këtu vijoj të bëj kontrollet. Aty isha për dy orë e pashë që nuk isha në gjendje”, deklaroi Vushkulli.
I riu mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ndërsa për këtë ngjarje Prokuroria ka nisur hetimet.
Menjëherë pas mbërritjes së tij nga Italia, Vishkulli është njoftuar për t’u paraqitur në organin e akuzës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të incidentit.