Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur! (Mes tyre një i mitur)

25 Nëntor 2026, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur!
Lezhë-Milot

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur.

Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Vox Pop

Video