“Shoh telenovela, Lali-Elisa-Bela”, Spiropali për Ballukun: E shoh si viktimë, jo si xhelat!

25 Nëntor 2026, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shoh telenovela, Lali-Elisa-Bela”, Spiropali për Ballukun: E
Belinda Balluku/ Elisa Spiropali

Deputetja Elisa Spiropali, gjatë komunikimit me gazetarët, përmendi edhe çështjen e Belinda Ballukut, duke theksuar se ishte një nga dy deputetët e Grupit Parlamentar të PS-së që nuk votoi për të mos i hequr imunitetin.

Sipas saj, ka qenë pikërisht ky momenti që mori kritika të brendshme por edhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për përjashtim. 

Ajo theksoi se sheh “lloj lloj telenovelash” që e lidhin me emrin e Belinda Ballukut, por shtoi se problemi nuk është emri i saj por fenomeni brenda PS-së.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë lidhje as me zgjimin, as me papritur më erdhi në mendje kur njerzit dolën në rrugë. Këto që them i kam shtjelluar më parë. Nuk i dini debatet e brendshme sepse unë kam respektuar një lloj disipline që në çdo forcë politike është e arsyeshme ta kesh. Por duke parë se si situata po merrte në një drejtim të caktuar, në një kohë kur Shqipëria duhet të merrte një rrugë që impononte model tjetër në disa nivele, e kam thënë edhe publikisht. Aq sa kam çuditur edhe të tjerë se si ka mundësi në këtë moment po flitet për të tilla çështje kur ne jemi këtu mirë, bukur edhe fort.

Meqë folët për votim në kuvend, ndoshta isha një nga dy deputetët që nuk votoi me grupin në një çështje të prezantuar nga SPAK. Në atë moment, dhe për atë mora, jo vetëm kritika të brendshme por edhe të famshmin fat për përjashtim, që iu përgjigja ‘më përjashto’. Më përjashto sepse në atë moment gjithçka imja, gjykimi, analiza e gjithçka tjetër më bënte të besoja se ky ishte votimi i duhur. Nuk mund të votoja sepse i dija edhe pasojat. Pasojat nuk janë të individit sepse shoh lloj lloj telenovelash në raport me emrin e personit. Nuk është individi problemi por legjitimimi i atij modeli. Këtu ka qenë ndarja ime në kuptimin e një akti politik për imunitetin dhe gjithçka tjetër ka ardhur duke u sqaruar nga unë shumë konkretisht. Ne do të vazhdojmë të kemi një model qeverisje që shpërndan favore me telefon apo model ekonomik meritokratik ku njerëzit të ndihen se janë pjesë.


Vox Pop

Video