Presidenti e kallëzoi, reagon Kuvendi: Pretendimet e Metës nuk qëndrojnë

9 February 2022, 16:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti e kallëzoi, reagon Kuvendi: Pretendimet e Metës nuk

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas kallëzimit që bëri sot Presidenti Ilir Meta për falsifikim të dokumenteve lidhur me çështjen e shkarkimit të kreut të shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë deklaron se asnjë nga pretendimet e Presidentit të Republikës për manipulim apo falsifikim nuk qëndron.

 “Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim”, sqaroi Kuvendi i Shqipërisë.


Video