Pas SHBA-BE, edhe Britania e Madhe mbështet zgjatjen e vetingut

8 February 2022, 21:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas SHBA-BE, edhe Britania e Madhe mbështet zgjatjen e vetingut

Pas deklaratës së përbashkët të SHBA-së dhe Bashkimit Europian që mbështesin zgjatjen e organeve të vetingut, ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme ambasada britanike inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.

Sipas saj, zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas për të ardhmen e Shqipërisë.

“Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.


Video