Kryemadhi ‘fajëson’ mediat: Po na fusin në një koalicion me Berishën

8 February 2022, 20:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryemadhi ‘fajëson’ mediat: Po na fusin në një

LSI thotë se nuk ka koalicion me Sali Berishën, por me Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike, që Monika Kryemadhi e quan opozita e vërtetë e vendit. Kryetarja e LSI-së fajësoi mediat se po krijojnë idenë sikur koalicioni është me Berishën.

Sipas saj, Komisioni i Rithemelimit nuk përfaqëson thjesht Sali Berishën por një pjesë të mirë të Partisë Demokratike dhe 11 deputetë janë pjesë e saj. Ajo tha se zgjedhjet e 6 marsit, do t’i shërbejnë demokracisë për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin.

“Në fakt një nga problemet më të mëdha me mediat, apo me gazetarët kërkojnë gjithmonë ta unifikojnë çështjen midis dy personave. Unë nuk mendoj që është kështu. Nuk është midis Monikës dhe Sali Berishës sesa më shumë ka të bëjë çfarë përfaqëson komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk është vetëm Sali Berisha. Normal që Sali Berisha mund të jetë ideatori apo nxitësi por rithemelimi janë 11 deputetë”, deklaroi ajo.

 


Video