Kë mbështet Korreshi në Lushnje? RD thotë Berishën, PD thotë Bashën

8 February 2022, 16:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kë mbështet Korreshi në Lushnje? RD thotë Berishën, PD

Shpërndarja e një fotoje të shoqëruar bashkë me lajmin se Saimir Korreshi, deputet i PD-së në Lushnje po mbështet kandidatin e Sali Berishës për këtë bashki ka shkaktuar “trazira” në kampin blu.

Rilindja Demokratike, gazeta zyrtare e PD-së që ka dalë jashtë kontrollit të Lulzim Bashës duke shpërndarë foto nga një takim mes Korreshit dhe Elton Banos thotë se demokratët janë të bashkuar deputeti mbështet kandidatin e Berishës në këtë bashki.

Por, vetë Korreshi e ka hedhur poshtë lajmin. Ai thotë se fotot janë shkrepur gjatë fushatës së 2021 dhe lajmi i përhapur është i rremë.

“Asnjë keqinformim nuk mund t’i përçajë demokratët. Për të fituar duhet të jemi të gjithë bashkë. Si deputet dhe Kryetar i Partisë Demokratike Dega Lushnje, dua të sqaroj demokratët e Lushnjes, që nga dita e parë jam angazhuar në fushatë për fitoren e Partisë Demokratike dhe kandidatit të PD për Bashkinë Lushnje z. Indrit Sefa”, shkruan ai.

 


Video