Deputeti i Bashës zihet ngushtë kur e pyesin për NATO-n

7 February 2022, 21:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i Bashës zihet ngushtë kur e pyesin për NATO-n
Ervin Salianji në një parcelë me kanabis

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ku duket se ai “zihet ngushtë” pas pyetjes së bërë nga gazetari Ismet Drishti.

Teksa Salianji po i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë, është ndalur nga gazetari i Zjarr TV, Ismet Drishti, i cili e ka pyetur rreth situatës në Lindje, ku rrezikohet një konflikt mes Rusisë e Ukrainës.

Salianji mes dëshirës për të bërë përshtypje, është shprehur se me këto punë ndërkombëtare merret kryeministri Edi Rama. Sipas tij, vetë ai dhe të tjerë si ai merren me çështje periferike.

Në një moment, gazetari e pyeti Salianjin rreth rolit të NATO-s dhe i përmendi atij edhe që Shqipëria është anëtare me të drejta të plota e organizatës ushtarake.

Në atë moment Salianji “e thumboi” gazetarin, duke i thënë se duhet të përmendte edhe meritat e ish-kryeministrit Berisha, pasi siç dihet, momentalisht Berisha është “armiku” i tij dhe Bashës.

Gjithçka u duk se shkoi mirë deri në momentin që gazetari “hapi kartat” dhe i kërkoi Salianjit që ta shpjegonte kuptimin e plotë të shkronjave të organizatës ushtarake.

Ky ishte edhe momenti që deputeti i PD-së u vendos në situatë të vështirë, pasi nuk kishte informacionin e duhur mbi fjalët specifike anglisht që përfaqësojnë shkronjat NATO.

Mes sikletit, Salianji u mundua ta kalonte me të qeshura këtë situatë të pamenduar në të cilën u ndodh rastësisht.

Deputeti i Bashës zihet ngushtë kur e pyesin për NATO-n
Salianji me gazetarin Ismet Drishti

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Një prononcim shkurt

Salianji: Posi me shumë kënaqësi, si ke qenë ti?

Gazetari: Po ti të kishe ardhur në studio o burr

Salianji: Po më thuaj o vëlla!

Gazetari: Një pyetje, situate në Ukrainë duket pak si e vështirë apo jo?

Salianji: Po me çështjet ndërkombëtare merret Rama

Gazetari: Po pra po, jemi vend anëtar me të drejta të plota i NATO-s, dhe për këtë është edhe meritë e PD-së apo jo?

Salianji: S’ka diskutim, edhe e Berishës, thuaje edhe këtë

Gazetari: Po çfarë do të thotë NATO?

Salianji: NATO është aleanca transatlantike. Është anglisht, NATO që është kombet që janë të bashkuara në një aleancë transatlantike.

Gazetar: Po N po A?

Salianji: Po Nejshëll Atlantik

Gazetari: Jo Nejshëll

Salianji: po çfarë është?

Gazetari: Është North Atlantic

Salianji: Po mirë

Gazetari: Po O-ja tjetër?

Salianji: Po tani nuk,,, meqë më the… hahaha

Gazetari: Hahaha

Kujtojmë gjithashtu se deputeti Salianji është bërë i njohur pas disa denoncimeve të tij të bujshme, por edhe skandaleve të mëdha.

Kur flasim për denoncimet, ai ishte protagonist i denoncimeve anti-canabis dhe i dosjes “Babale”, për të cilën ai është dënuar për inskenim dhe akuza të pavërteta.


Video