Padia e Metës për Kuvendin: Tre shkelje me ngritjen e Komisionit Hetimor

7 February 2022, 19:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Padia e Metës për Kuvendin: Tre shkelje me ngritjen e Komisionit
Bledar Dervishaj
Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta akuzon Kuvendin se ka kryer tre shkelje gjatë procesit të ngritjes dhe hetimit për shkarkimin e tij. Tre shkeljet e pretenduara u bënë publike nga këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

“Tek ato që i kemi dërguar Gjykatës Kushtetuese më 1 korrik 2021 dhe 1 e 3 shkurt 2022, kemi parashtruar se veç shkeljeve të rënda të Kushtetutës e ligjit nga Kuvendi në procesin hetimor ndaj kreut të shtetit një prej shkeljeve ishte dhe fakti që në datë 7 maj 2021, kur u zhvillua seanca për ngritjen e komisionit hetimor dhe të ligjeve, Kuvendi kishte konsumuar edhe 3 shkelje e para me rendin e ditës dhe bërjen publik të tij më vonë se dy ditë përpara, kërkesë e rregullores së Kuvendit”, tha Dervishaj.

Shkelja e parë, sipas Presidentit Meta ishte ajo e rregullores së funksionimit të vetë Kuvendit, e dyta lidhet me mungesën e çështjeve në rend të ditës dhe e treta ndryshimi i rendit të ditës.

“Kuvendi po thirrej në seancë për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë. Në rendin e ditës nuk kishte dy çështje. Duhet të kishte dy çështje, jo tre. Referuar rregullores së Kuvendit nuk kishte kërkesë e vendim që të vendoste shtesa në rendin e ditës. Kjo ishte shkelja e tretë. Kuvendi aktivizohen në 4 shkurt dhe depoziton provë shtesë, depoziton në presidencë aktet”, thotë ai.

Dervishaj publikoi dy urdhra të Kuvendit që ndryshonin në përmbajtje dhe datë. Urdhri i depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi, ndryshonte në datë dhe në përmbajtje me atë të publikuar në faqen e Kuvendit. Sipas tij urgjenca e Kuvendit për ta depozituar urdhrin në Kushtetuese tregon për manipulim të provës dhe deformim të përmbajtjes së akteve.

“Kuvendi pa ia kërkuar njeri ia depozitoi gjykatës. Përmbajtja e urdhrit një që i është depozituar gjykatës dhe atij të publikuar në faqen e kuvendit ndryshonte në datë dhe përmbajtje. Në aktet shkresore. Kemi të bëjmë me manipulim të provës vendosje me urgjencë te gjykata kushtetuese”, vijoi Dervishaj.


Video