Champions League/ PSG-ja ndalet nga Roma, Bayern humb me përmbysje. Inter dhe Liverpool bëjnë detyrën

25 Nëntor 2026, 23:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Champions League/ PSG-ja ndalet nga Roma, Bayern humb me përmbysje. Inter

Shtatë ndeshjet e fundit të raundit të pestë në Ligën e Kampioneve kanë prodhuar rezultate surprizë.

Befasia më e madhe u regjistrua në Francë, ku Bayern Munich u mposht 2-1 me përmbysje nga Lille.

Një tjetër ndalesë erdhi në Paris, ku Roma i dha fund ecurisë perfekte të PSG-së duke marrë një barazim 2-2 falë golave të Hermosos dhe Malen me penallti, ndërsa për vendasit realizuan Zabarnyi dhe Dembele nga pika e bardhë.

Interi nuk zhgënjeu në shtëpi dhe triumfoi 2-0 ndaj Stuttgartit me golat e Sucic me penallti dhe Lautaro Martinez.

Fitore të pastra siguruan edhe Liverpooli, që mposhti 0-3 Club Brugge, si dhe Atletico Madrid, që kaloi me shifrat 2-0 skuadrën e Viking. Në duelin tjetër plot ngjarje, Manchester United u ndal në një barazim spektakolar 2-2 përballë Sporting Lisbonës.

Protagonist i mbrëmjes ishte edhe Vedat Muriqi, i cili i dhuroi Fenerbahces fitoren minimale 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk. Sulmuesi arriti ta dërgonte topin dy herë në rrjetë gjatë takimit, por njëri prej golave të tij u anulua.


Vox Pop

Video