Premier League/ Humbje e thellë për Chelsea-n, Tottenham rikthehet te suksesi

21 Nëntor 2026, 18:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Premier League/ Humbje e thellë për Chelsea-n, Tottenham rikthehet te

Chelsea pësoi një humbje të hidhur me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Leeds, në javën e 11-të në Premier League.

Londinezët e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Emegha në minutën e 25-të. Megjithatë festa zgjati pak, pasi 3 minuta më vonë, Okafor barazoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Calvert-Lewin përmbysi rezultatin me një penallti në minutën e 53-të, ndërsa Okafor shënoi të tretin në minutën e 59-të. Golin e katërt për miqtë e shënoi Aaronson në shtesë.

Kjo është disfata e tretë në pesë ndeshjet e fundit për Chelsea-n, që zbret në vendin e tetë me 16 pikë, ndërsa Leeds me një pikë më shumë mban vendin e gjashtë.

Paralelisht, Tottenham u rikthye te fitorja, pasi mposhti 2-0 skuadrën e Ipswich në shtëpi. Golat e Williams-Barnett në minutën e 15-të dhe Solanke në minutën e 51-të, i dhanë triumfin skuadrës së drejtuar nga De Zerbi. Kjo fitore e ngjit Tottenhamin në vendin e nëntë me 15 pikë.

Në sfidat e tjera të Premier League, Aston Villa dhe Sunderland barazuan pa gola, Bournemouth fitoi 2-0 ndaj Nottingham, ndërsa Coventry triumfoi 3-2 ndaj Crystal Palace.


Video