Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman

21 Nëntor 2026, 18:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier-Seman, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 80-vjeçar me inicialet N.P., që po drejtonte një biçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje i moshuari, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

“Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Fier–Seman, automjeti me drejtues shtetasin V. M., 61 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i biçikletës. Ndërsa drejtuesi i automjetit do  shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedural”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.


Video