I ftuar këtë mbrëmje në “Live me Luizin” ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.
Gjatë intervistës, ai u pyet nëse është penduar për ndonjë veprim politik që ka bërë.
Korreshi tha se ajo për të cilën është penduar është momenti kur ka votuar për Lulzim Bashën, në vend që të votonte për Sokol Olldashin, për kryetar partie.
“Jam penduar që kam votuar Lulin dhe jo Sokol Olldashin. Jo se kam qenë promovues i Olldashit, por në atë kohë e gjithë shoqëria ime zgjodhi Bashën dhe ne në shoqëri zgjodhëm të ishim një grupim”, tha ai.
Korreshi ka treguar edhe se kush është politikani i Partisë Socialiste për të cilin ka vlerësim.
Bëhet fjalë për Erion Braçen, me të cilin Korreshi tha se deri para pak kohësh kishte pasur përplasje, por pavarësisht kësaj, vlerëson formimin dhe mënyrën se si ai shprehet.
“Deri para ca kohësh jam urryer me Erion Braçen, por kam shumë vlerësim, sepse lexon shumë dhe nuk flet në tym”, u shpreh Korreshi.