“Rama është buzë varrit dhe ne duhet t’i japim shtytjen e fundit”, Berisha kërkon bashkimin e opozitës në një front të gjerë

20 Nëntor 2026, 20:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Rama është buzë varrit dhe ne duhet t’i japim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike opozitare dhe qytetarëve që të bashkohen në një front të gjerë kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e Ripërtëritjes në Tiranë, Berisha deklaroi se bashkimi është arma më e fuqishme e opozitës dhe se ky është momenti për të intensifikuar përballjen politike përmes protestave dhe mobilizimit qytetar.

“Edi Rama është buzë varrit dhe ne duhet t’i japim shtytjen e fundit në banesën e turpit të historisë. Dhe kjo kërkon të bashkohemi”, u shpreh Berisha, duke theksuar se fronti opozitar nuk duhet të kufizohet vetëm te aleancat tradicionale politike.

Kreu i PD-së ftoi edhe forcat politike që kanë programe dhe qëndrime kundër Partisë Demokratike, por që, sipas tij, e konsiderojnë qeverisjen aktuale si rrezikun kryesor për vendin.

“Unë ftoj sot këtu të gjitha forcat politike, edhe ato që në program janë anti-Parti Demokratike. Mbaje programin si të duash, nuk kërkoj ndryshimin, por ama nuk mund të mohosh se rreziku madhor i kombit, rreziku ekzistencial i kombit është partia e krimit dhe Edi Rama”, deklaroi ai.

“Ajo protestë nuk ishte e jona, ishte e qytetarëve dhe ne, si demokratë, e respektojmë atë plotësisht. Në atë protestë protestonin së bashku qytetarë demokratë, qytetarë socialistë, qytetarë pa parti, qytetarë të partive të tjera”, tha Berisha.

“Protestat e tetorit të studentëve dëshmuan se cilët janë kufijtë e trimërisë së shqiptarëve dhe studentëve shqiptarë. Ato dëshmuan se studentët e rinj shqiptarë janë të gatshëm, janë të gatshëm ta asgjësojnë, ta bëjnë të paqenë këtë të keqe të madhe”, u shpreh kreu i demokratëve.


Video