Përplasje në Kryeministria, policia zhvendos protestuesit për të lejuar qarkullimin në Bulevard

20 Nëntor 2026, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje në Kryeministria, policia zhvendos protestuesit për
Pamje nga protesta

Tensione janë regjistruar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit dhe për të mundësuar rikthimin e qarkullimit në Bulevard.

Ndërhyrja policore është shoqëruar me përplasje, ndërsa situata në zonën përpara Kryeministrisë është tensionuar.

Qytetarët kërkojnë prej 174 ditësh dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa kanë paralajmëruar një protestë kombëtare me pjesëmarrjen e diasporës më 28 nëntor.

Po në këtë datë, edhe PD ka paralajmëruar një protestë kombëtare.


Video