Elisa, nuk mund të kritikosh modelin dhe të kursesh arkitektin e...
20 Nëntor, 00:34Fokus

“Prania Besnike” në Fier zgjidh direkt hallin e Erion Veliajt.
Ndërsa paradite ai i dërgoi një letër Belinda Ballukut, ditën e “Pranisë Besnike”, për t’i zgjidhur çështjen e këmbës, gjithçka është zgjidhur brenda ditës.
Ai është vendosur që të operohet të hënën (se të shtunë e të dielë e bëjnë pushim në spital).
Me sa duket, qenka e vërtetë ajo që shkruante Veliaj në letrën e tij ironike, se “Rama është kot dhe nuk merr asnjë vendim, hallin tënd e zgjidh veç Bela”.
Se direkt sa i shkruajti Belës, problemi u zgjidh.
Paradite i shkruajti, pasdite erdhi zgjidhja.
Është marrë kot gjithë këto ditë me Ramën e Toni Gogun.
Duhej t’i kishte shkruajtur direkt Belës!