Video/ Për pak sa nuk u kthye në tragjedi në Durrës, copat e fasadës bien nga kati i 10-të pranë një vajze!

20 Nëntor 2026, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Për pak sa nuk u kthye në tragjedi në Durrës, copat e
Foto ilustruese

Një vajzë e re ka shpëtuar për pak nga një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi në lagjen nr. 1 të Durrësit. 

Pasditen e djeshme, elementë dekorativë të fasadës së një pallati shumëkatësh u shkëputën nga kati i 10-të dhe ranë me forcë në trotuar, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e kalimtarëve.

Fillimisht, rënia e materialeve shkaktoi dëme materiale, pasi një pjesë e tyre përfundoi mbi një automjet të parkuar përpara godinës.

Por pasojat mund të kishin qenë shumë më të rënda, pasi në atë moment pranë pallatit po kalonte edhe një vajzë e re.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar çastet e frikshme, kur materialet dekorative shkëputen nga lartësia dhe bien fare pranë këmbësores, e cila arrin të largohet pa pësuar lëndime.

Ajo i shpëtoi për mrekulli goditjes nga copat e fasadës, të cilat mund t'i kishin marrë jetën.


Video