Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në SPAK

20 Nëntor 2026, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas informacioneve paraprake Gjikuria është paraqitur mbi kallëzimin që ka bërë ndaj Vangjel Tavo lidhur me tjetërsimin e vendbanimit nga Dropulli në Himarë në prag të zgjedhjeve ku kandidonte për kryebashkiak.

"Kam ardhur me iniciativë pasi prej 1 viti kam bërë kallëzim dhe ende asnjë përgjigje nga SPAK ndërsa po afrohen zgjedhjet e tjera. Sot më kërkuan disa dokumenta të tjera", citohet të ketë thënë ai.


Video