
Marsi do të shkojë në prapavijë më 10 janar 2027, por sipas astrologëve, ndikimi i kësaj periudhe mund të ndihet që tani. Planeti që në astrologji lidhet me veprimin, ambicien dhe vendosmërinë ka hyrë në të ashtuquajturën fazë të hijes paraprake, gjatë së cilës mund të dalin në pah çështje që do të kërkojnë vëmendje në muajt e ardhshëm.
Kjo periudhë mund të shoqërohet me vonesa, konflikte, zhgënjime dhe disa të vërteta jo fort të këndshme. Megjithatë, mënyra se si secili zgjedh të reagojë mund të bëjë diferencën.
Për pesë shenja të horoskopit, mesazhi kryesor është i njëjtë: të mos vazhdojnë të shpenzojnë energji për gjëra që nuk u shërbejnë më. Ja çfarë parashikon astrologia për secilën prej tyre.
Virgjëresha
Nuk mund t’i vendosësh gjithmonë nevojat e tua në fund të listës. Virgjëreshat mund të fillojnë të kuptojnë se sa shumë energji po shpenzojnë për përgjegjësi, angazhime dhe pritshmëri që nuk i përmbushin më.
Deri më 10 janar do të bëhet gjithnjë e më e qartë se ku i kanë tejkaluar kufijtë e tyre, veçanërisht për shkak të standardeve të larta që i vendosin vetes. Por të kuptosh se diçka nuk funksionon është vetëm hapi i parë. Virgjëreshat do të duhet të rishikojnë objektivat dhe të pyesin veten nëse po punojnë vërtet për jetën që dëshirojnë apo thjesht po përpiqen të përmbushin pritshmëritë e të tjerëve.
Mësimi i kësaj periudhe: Nuk ke pse të bësh gjithçka, sidomos kur jo gjithçka të bën mirë.
Luani
Nuk ke më nevojë t’i provosh askujt se sa vlen. Luanët kanë ndryshuar më shumë sesa mund ta kenë kuptuar. Gjërat që dikur i toleronin mund të fillojnë t’i bezdisin, ndërsa dëshira për të marrë më shumë kontroll mbi jetën do të bëhet më e fortë.
Pyetja që duhet t’i bëjnë vetes është nëse vendimet që marrin pasqyrojnë dëshirat e tyre apo çfarë mendojnë se të tjerët presin prej tyre.
Astrologët këshillojnë të mos e matin suksesin vetëm me objektivat që kanë arritur. Edhe nëse ende nuk janë aty ku duan, kjo nuk do të thotë se kanë dështuar. Gjatë Marsit në prapavijë, vëmendja duhet të jetë te pavarësia dhe zgjedhjet që i ndihmojnë të ndihen më mirë me veten.
Mësimi i kësaj periudhe: Nuk ke nevojë të bëhesh dikush tjetër për të merituar më shumë.
Binjakët
Është koha të thuash çfarë mendon. Nëse kohët e fundit ke shmangur disa biseda për të mos krijuar tensione, Marsi në prapavijë mund të të bëjë të kuptosh se heshtja nuk është gjithmonë zgjidhja.
Binjakët do të përballen me situata ku duhet të shprehen më qartë, të mbrojnë vendimet e tyre dhe të komunikojnë pa e kthyer çdo mospajtim në debat. Kjo nuk do të thotë të flasin pa menduar, por të mësojnë të jenë të drejtpërdrejtë pa u ndier vazhdimisht në pozita mbrojtëse.
Deri më 1 prill 2027, kur Marsi të përfundojë lëvizjen prapavijë, Binjakët mund të kenë fituar më shumë siguri në mënyrën si komunikojnë.
Mësimi i kësaj periudhe: Nuk është e nevojshme që të gjithë të të kuptojnë apo të bien dakord me ty.
Peshqit
Nuk mund të kujdesesh për të gjithë dhe të harrosh veten. Peshqit njihen për ndjeshmërinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve që duan, por kjo periudhë mund t’i bëjë të kuptojnë se sa shpesh i kanë lënë mënjanë nevojat e tyre për të ruajtur qetësinë në marrëdhënie.
Marsi në prapavijë pritet t’i shtyjë të rivlerësojnë ekuilibrin mes asaj që japin dhe asaj që marrin. Vendosja e kufijve dhe shprehja më e qartë e pritshmërive do të jenë veçanërisht të rëndësishme.Të jesh gjithmonë personi tek i cili të tjerët mbështeten është një cilësi e mirë, por jo nëse kjo ndodh vazhdimisht në kurriz të lumturisë sate.
Mësimi i kësaj periudhe: Të kujdesesh për veten nuk do të thotë të kujdesesh më pak për të tjerët.
Shigjetari
Ke të drejtë të ndryshosh mendje, edhe për ëndrrat e tua. Për Shigjetarët, muajt e ardhshëm mund të sjellin një rishikim të ambicieve, bindjeve dhe mënyrës se si e përkufizojnë suksesin.
Diçka për të cilën dikur ishin plotësisht të bindur mund të mos u duket më aq e rëndësishme. Një objektiv profesional, një plan personal apo një ëndërr e vjetër mund të mos përputhet më me çfarë dëshirojnë sot.
Kjo mund të krijojë pasiguri, sidomos nëse kanë investuar shumë kohë dhe përpjekje për të arritur një qëllim të caktuar. Megjithatë, ndryshimi i drejtimit nuk është domosdoshmërisht shenjë dështimi. Ndonjëherë është rezultat i rritjes personale.
Deri më 1 prill 2027, Shigjetarët mund të kenë një ide më të qartë për çfarë duan të ndërtojnë më tej.
Mësimi i kësaj periudhe: Nuk je i detyruar të vazhdosh një rrugë vetëm sepse ke ecur gjatë në të.
Pavarësisht shenjës, mesazhi i përgjithshëm i këtij interpretimi astrologjik është të ndalemi dhe të vlerësojmë se ku po e investojmë kohën dhe energjinë tonë.
Marsi në prapavijë nuk paraqitet domosdoshmërisht si një periudhë ndryshimesh të pashmangshme, por si një mundësi për të rishikuar vendime, marrëdhënie dhe objektiva që mund të mos na përshtaten më.