Detaje të reja/ Si u ekzekutua Luka Beqiraj në Spanjë! (Video e siguruar nga VoxNews)

19 Nëntor 2026, 16:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje të reja/ Si u ekzekutua Luka Beqiraj në Spanjë! (Video e
Luka Beqiraj

VoxNews ka siguruar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit, Luka Beqiraj në Spanjë.

Beqiraj u vra me armë zjarri në mes të ditës, teksa ndodhej në tarracën e një lokali brenda një kompleksi sportiv në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes.

Atentati ndodhi më 10 nëntor, pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit, Playa Flamenca Sport Club. 

Videoja tregon momentin kur autori i afrohet tavolinës ku qëndronte 39-vjeçari nga Vlora dhe hap zjarr në drejtim të tij.

Kujdes, pamje të rënda: Video e siguruar nga VoxNews

Në pamje dallohen edhe personat e tjerë që ndodheshin në tavolinë, të cilët largohen me vrap menjëherë pas të shtënave, në përpjekje për t’i shpëtuar sulmit./VoxNews


Video