Vjedhja e pensioneve përplas deputetët në Komision, Tabaku ‘thumbon’ Budinin: Ku përfunduan paratë e të moshuarve?

19 Nëntor 2026, 13:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjedhja e pensioneve përplas deputetët në Komision, Tabaku
Etleva Budini

Në komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, u përmend për një moment nga Jorida Tabaku edhe skandali i vjedhjes së qindra mijëra eurove të pensionistëve në Durrës, dosje ku u përmend dje edhe emri i deputetes socialiste, Etleva Budini.

Tabaku tha se është e nevojshme të merret vesh se çfarë ka ndodhur me fondet e pensionistëve. 

“Çfarë ka ndodhur me vjedhjen e parave? E kemi parë atje me lekë drejtoreshën e postës së Durrësit. Ndërsa pensionistët rrinë atje e numërojnë kacidhet. Dhe ju të thoni se do ju japim bonus në prill përpara zgjedhjeve”- tha Tabaku.

Ndërkohë që socialistja, Etleva Budini mbante kokën ulur, guximin e mori kolegu i saj ngjitur, Ramion Kurti i cili për akuzat dhe skandalet e përmendura nga deputeti Agron Gjekmarkaj më herët, tha se shqiptarët i kanë votuar më 11 maj.

 


Video