Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka reaguar pasi kryedemokrati Sali Berisha e përmendi në Kuvend.
Sula nuk i ka kursyer batutat, ndërsa e cilësoi Berishën si një ish-baba shpirtëror në politikë.
“Jam i lumtur. Dashuria e vjetër nuk harrohet, kështu që z. Berisha më ka për zemër që më përmend. Sigurisht edhe unë e kam pasur për zemër shumë.
Nuk e harroj. Nuk mund të harrosh ish-babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë”, u shpreh Sula për A2.
Ai komentoi edhe largimin e një pjese të figurave nga Partia Demokratike, duke thënë se fatkeqësisht Berisha i ka përzënë.
“Z. Berisha ka kuptuar që një pjesë të mirë të njerëzve në PD, fatkeqësisht i ka përzënë. Mua mund të më quajë të pavlefshëm, nuk po them për veten time, por edhe shumë të tjerë, në momentin që i përzë...”, deklaroi Dashnor Sula.