“Lidhja” 18 vjeçare e Teutës (së Albchrome) me biznesmenin turk ...
16 Nëntor, 20:39Fokus
Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka kërkuar në Kuvend praninë e ministrave gjatë diskutimit të projektbuxhetit, duke ngritur shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në sallë.
“Ju lutem thirrni Qeverinë, sepse nuk ka logjikë që të diskutojmë për buxhetin pa ministrat përkatës”, iu drejtua Alizoti kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Ky i fundit, nga ana etike, e cilësoi të drejtë kërkesën e deputetit demokrat.
Megjithatë, në orën 12:45, në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm ministrat Blendi Gonxhja, Petrit Malaj, Klodiana Spahiu dhe Mirela Kumbaro.