Rama ironizon opozitën: E dhimbshme të mos të të pranojnë në protestë

18 Nëntor 2026, 10:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama ironizon opozitën: E dhimbshme të mos të të

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur punën e qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend, në seancën ku po diskutohet Buxheti i vitit 2027 dhe Paketa Fiskale.

Duke iu referuar raportit të progresit të Komisionit Europian, Rama deklaroi se KE i ka rekomanduar Këshillit Europian që në vitin 2027 të nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 Kreu i qeverisë e cilësoi këtë një rekomandim historik, ndërsa nuk kurseu akuzat dhe ironinë ndaj deputetes Jorida Tabaku.

Rama iu përgjigj edhe kërkesës së opozitës për të diskutuar për protestën. Ai tha se protestat kundër qeverisë janë të natyrshme, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se protestuesit nuk e pranuan t’i afrohej protestës.

Rama theksoi gjithashtu se buxheti i vitit 2027 është historik, pasi për herë të parë arrin vlerën prej 10 miliardë eurosh.

“Në raportin e progresit të BE ka një togfjalësh që i thotë të gjitha arsyet pse ne jemi krenarë për punën tonë, që i thotë arsyet pse ne duhet dhe do ta vazhdojnë punën tonë dhe i thotë arsyet pse askush nuk e bën dot punën tonë. KE i rekomandon KiE që në 2027 të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësisë së Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi që një rekomandim i tillë historik ti bëhet këshillit nga KE në rast se vendi do ishte ai që përpiqen me këmbë e duar, me britma si të shurdhuar, ata që në këtë sallë kërkojnë të diskutohet për protestën. Të jesh në pushtet dhe të kërkojnë llogari me protesta është gjeja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe të mos të të lejojnë ti afrohesh protestës është e dhimbshme dhe është fakti i vetëm që vlen për të kuptuar se ca janë këta që nuk janë fare jo vetëm fizikisht por edhe politikisht relevantë në këtë vend.

Zonja Tabaku, e cila është një zëdhënëse e palodhur e fjalës vjedhje që sa herë e përmend ajo atë fjalë unë mendoj kushedi sa do kishte vjedhur kjo zonjë po të kishte gjë në dorë. Vetëm nëse i ke bërë vetë apo do i kishe bërë vetë ato për të cilat akuzon të tjerët mund të përsëris aq shpesh fjalën vjedhje tha se unë kam ardhur për kartonin. Unë kam ardhur këtu për të bërë fjalën hyrëse lidhur me një buxhet që është historik për Shqipërinë pasi për herë të parë prek tavanin e 10 miliard eurove”, tha Rama.


Video