Ekskluzive - Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës!

27 Nëntor 2026, 10:48Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive - Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së
Erion Veliaj/ Halit Valteri

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. 

Burime për VoxNews thanë se, Valteri do të marrë drejtimin e institucionit që ka në fokus mbrojtjen e territorit, kontrollin e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Ky zhvillim vjen pas shkarkimit të Rigers Sheqerit nga detyra e kryeinspektorit të IMT-së, vendim që u bë publik më 21 nëntor 2026.

Largimi i tij është pjesë e ndryshimeve të fundit në drejtimin e disa strukturave të Bashkisë së Tiranës.

Emërimi i Valterit shënon një lëvizje të re në administratën bashkiake, ndërsa vëmendja tashmë përqendrohet te drejtimi i ardhshëm i institucionit dhe prioritetet që do të ketë në ushtrimin e kompetencave të tij.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Vox Pop

Video