UEFA dënon Kosovën për ndeshjen ndaj Izraelit

20 Nëntor 2026, 11:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

UEFA dënon Kosovën për ndeshjen ndaj Izraelit

UEFA ndëshkon Federatën e Futbollit të Kosovës për incidentet e ndeshjes së Nations League me Izraelin ku ndër të tjerat pati fërshëllima në drejtim të himnit izraelit.

Qeveria e futbollit evropian e sanksionioi Kosovën me një gjovë prej 42 250 euro dhe me një mbyllje të pjesshme të stadiumit për dy vjet. Por kjo masë e fundit është lënë pezull dhe do të aplikohet nëse do të ketë përsëritje të shkeljeve.

Në mënyrë më të detajuar, sanksionet ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës janë: 

Gjobë 10 mijë euro dhe mbyllja e pjesshme e ‘Fadil Vokrrit’ për sfidën e ardhshme në një kompeticion të UEFA për shkak të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve. Masa e mbylljes së impianit do të lihet pezull për 2 vjet

Po kështu FFK u gjobit me 2250 euro për hedhje të sendeve në fushën e lojës, 10 mijë euro për incidentet gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare dhe me 20 mijë euro për shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv.


Video