Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, foli për Ernest Muçin në prag të ndeshjes me Bjellorusinë.
Ylli i Kombëtares është në dyshim për sfidën e nesërme për shkak të një dëmtimi.
"I shqetësuar jo, se kam në dispozicion disa lojtarë, dhe jemi kombëtare ku djemtë që janë, janë në lartësinë e duhur për të bërë mirë. Asnjë shqetësim, do të jetë mundësia që lojtarë të tjerë të jenë të vlefshëm, të gjithë duan të japin diçka për këtë fanellë dhe do jetë një mundësi për ta. Muçi nuk u stërvit sot, do e vlerësojmë nesër dhe të shohim si do jetë", tha Maran.
Sa i përket kundërshtarit, Maran theksoi:
"Përballemi me një kundërshtar ndoshta ndaj të cilit kemi vuajtur me shumë në këto ndeshje. Në 12 ndeshjet e fundit, ata kanë humbur vetëm ndeshjen me ne, që do të thotë se përballemi me ekip që është mirë dhe do jetë e vështirë të bëjmë ndeshjen si duam ne. Por jemi gati, jemi të vendosur, kemi marrë një identitet të rëndësishëm, janë djem që po japin maksimumin për të siguruar rezultatin që na nevojitet. Do të shkojmë në fushë me cilësitë tona që duhet të spikatin me këtë fanellë për të arritur objektivin tonë".
Shqipëria vjen si kryesuese e grupit C1 në Ligën e Kombeve, me 12 pikë. Bjellorusia ndjek në vendin e dytë me 10 pikë.
Kuqezinjve iu mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B, pasi kjo është ndeshja e fundit e grupit.