“Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpool”, pas “perlës” ndaj Finlandës, Muçi sheh drejt Premier League

13 Nëntor 2026, 17:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Shpresoj që Salah të më propozojë te

Ernest Muçi po kalon një moment shumë të mirë me Kombëtaren shqiptare dhe Trabzonspor-in, dhe, ai nuk e fsheh ambicien për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë.

Pas golit spektakolar ndaj Finlandës, sulmuesi foli për “SuperSport”, ku zbuloi dëshirën për të luajtur një ditë në një nga pesë ligat më të forta të Europës.

Muçi e cilësoi realizimin e tij një nga golat më të bukur të karrierës, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën se si e goditi topin.

“Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që t’ia arrij një ditë të transferohem në një nga pesë ligat më të forta në botë. Ishte një nga golat më të bukur në karrierë. Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë, e godita dhe jam i lumtur. Këmbën tani e kam mirë, por nesër do ta shikoj më mirë”, pranoi Muçi pas ndeshjes.

“Ndihem çdo ndeshje edhe më mirë me shokët e ekipit. Ndeshje pas ndeshjeje po përshtatem edhe unë mirë me grupin. Është një ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e këtij grupi”.

“Jam shumë i motivuar të bëj më të mirën në Kombëtare. Kam ende shumë dëshirë të luaj për Kombëtaren dhe shpresoj të shënoj edhe gola të tjerë”, vijoi ai.

Në fund, Muçi bëri edhe një shaka: “Shpresoj që (Mohamed) Salah të më propozojë te Liverpool-i. Është lojtar shumë i zgjuar. Ndihem shumë mirë me të, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Është një njeri që bën shumë për ekipin”.


Video