
Një ditë më parë, Kosova ka pritur në Prishtinë ekipin e Izraelit, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Por gjatë himnit të Izraelit, futbollistët e Kombëtares së Kovoës janë kthyer me shpinë, duke mos respektuar kështu kundërshtarët.
Për këtë gjest ka reaguar ashpër gazetari i njohur Halil Matoshi, që ndër të tjera ka qenë edhe një ndër personat më të zëshëm, që flet për “komb kosovar”, jo komb shqiptar.
“Ni ekip injorantash!
1.
Kombëtarja e Kosovës e ungjë kryet për himnin e Izraelit sepse s'guxon me e qu kur na i thojmë kombëtare!?
Dojnë me qenë përfaqësuese e ni pakice kombëtare të ish- Jugosllavisë ose dojnë me u krahasu me Republika Srpskan.
Por, spari asht ekip i dobët profesionalisht, amatoresk në sjellje dhe drejtohet nga do injorantë, ni trajner mediokër e ni Federatë anmiqësore ndaj aleatëve strategjikë të atdheut.
Këta njerëz që fishlluen hymnin e shtetit mik, ky ekip, kjo Federatë e ky staf që e drejton, nuk e dinë se ky shtet, Kosova, asht në rresht me Izraelin dhe Amerikën, e jo me Spanjën, të majten radikale europeane, islamin politik dhe Rusinë!
2.
Gjeopolitika nuk asht etikë.
Të parën e ndjekin strategët, të dytën misionaret e bamirësisë!
3.
Jo luftës hibride, budallenj!
4.
Ky komb asht ngritë p'ej hini, si Phoenix nga humanista hebrej në Kongresin e administratën amerikane.
5.
Sot ky ekip i lig, dëshmoi se asht inferior edhe në fushë edhe jasht saj!
6.
Hiqmuni syshë injorantë”, shkruan Matoshi. (Vox News)