Bayern, Liverpool dhe Chelsea në garë për Brajan Grudën, Leipzig kërkon 100 milionë euro

20 Nëntor 2026, 17:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bayern, Liverpool dhe Chelsea në garë për Brajan Grudën,
Brajan Gruda

Brajan Gruda po kthehet në një nga emrat më të lakmuar të futbollit evropian.

Mesfushori me origjinë shqiptare po zhvillon një sezon pozitiv me fanellën e Leipzigut, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as në nivelin e kombëtares gjermane.

Në dy ndeshjet e para me Gjermaninë në Ligën e Kombeve, Gruda la menjëherë gjurmë, duke realizuar dy gola dhe duke regjistruar po aq asistime.

Aktualisht në huazim te Leipzigu nga Brighton, 22-vjeçari duket se do të vazhdojë aventurën në Bundesligë.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë njoftuar anglezët për synimin e tyre për të aktivizuar opsionin e blerjes, që kap vlerën e 30 milionë eurove.

Megjithatë, Leipzig nuk ka ndërmend ta mbajë shqiptarin me çdo kusht.

Përballë interesimit nga gjigantë si Bayern Munich, Liverpool dhe Chelsea, klubi gjerman ka vendosur një çmim që tregon qartë vlerësimin për talentin e tij, 100 milionë euro.

Ndërkohë, edhe shifrat e sezonit flasin në favor të mesfushorit shqiptar.

Me fanellën e Leipzigut, Gruda ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë pesë asistime.


Video