Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

21 Nëntor 2026, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, protestuesit marshojnë

Pas qëndrimit për rreth dy orësh para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke iu drejtuar qendrës së kryeqytetit.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë vijuar marshimin në disa prej akseve rrugore të Tiranës.

Synimi i tyre është pozicionimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.


Video