Javën e ardhshme, Partia Demokratike do të ulet në tryezë me partitë e opozitës për të vendosur mbi kandidatët për kryetarë bashkish.
Në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se ka pasur bisedime jozyrtare dhe se tashmë do të ketë një vendim konkret.
Ftesën për bashkëpunim e përsëriti edhe për Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, duke theksuar se ata dinë më shumë mbi kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën.
Megjithatë, pyetjes se kush do të jetë kryeministër nëse ndryshon pushteti, kreu i PD-së vendosi t'i përgjigjej duke e lënë të hapur çështjen dhe pa përmendur emrin e tij.
Me dekretimin e zgjedhjeve të 9 majit, Partia Demokratike ka zhvilluar negociata me partitë e vogla opozitare, ku tashmë duket se kanë arritur dakordësi për emrat e kandidatëve. Sali Berisha bëri të ditur edhe se kur do të zhvillohen diskutimet zyrtare në tryezë.
Në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, bëri të ditur arsyet përse ftoi Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn në bashkëpunim.
Nuk mungoi as komenti për lajmin se SPAK ka regjistruar hetim në një dosje ku denoncohet ish-kryetarja e Kuvendit.
Sa i përket takimit të kryeministrit Edi Rama me studentët, Berisha e krahasoi atë me diskutimin e Ramiz Alisë me studentët e asaj kohe.
Sa i përket pyetjes se kush do të jetë në krye të qeverisë pas largimit të Ramës, Berisha vendosi të mos përmendte emrin e tij si kryeministër të ardhshëm.