Rama për avokatin e Veliajt: Heq njerëzit nga puna sepse nuk bëjnë "like" postimet e lalit!

21 Nëntor 2026, 11:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama për avokatin e Veliajt: Heq njerëzit nga puna sepse nuk
Plarent NDRECA/ Edi RAMA

Kryeminsitri Edi Rama ka folur nga asambleja e Partisë socialiste, në lidhje me reagimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Rama tha se nuk e gjykon dot Veliajn, pasi "një njeriu që nuk është i lirë i falen gabimet", por shtoi se i uron që ta kuptojë se është gabim. Megjithatë, kryeministri ndrysho iqëndrim teksa foli për avokatin e Veliajt, Plarent Ndrecën.

Rama e kritikoi ashpër Ndrecën, teksa tha se po heq nga puna punonjësit e bashkisë së Tiranës, për arsye të pajustifikuehsme, duke përmendur "vetëm sepse nuk i bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik". 

Rama: Një njeriu që nuk është i lirë i falet të lexojë gabim situata dhe të fantazojë duke folur gabim dhe të porosisë gabimisht punë të gabuara. Askujt që ka lirinë të marrë vendime dhe ta vendosë veten në shërbim të të tjerëve nuk i falet të bëjë të njëjtat gabime dhe të zbatojë pososi që e bëjnë bashkëfajtor në gabime.   

Çdo drejtuesi të çdo hallke të drejtimit të bashkisë Tiranë, që është dhe anëtar i kësaj force, i them se  goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart për motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do të harrohet, as nuk do të falet. Ne jemi partia që e kemi çliruar shteti nga makthi i krqtrajtimeve apo largimeve politike nga puna. 

Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit i adresohet shprehimisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtor politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku nuk do të tolerohet më asnjë pasqyrim i fjalëve të tij ndaj popullit dhe kësaj familjeje, si e ëma e Zeqos në majë të thanës.

S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës

Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria.


Video