Trump dhe Xi bien dakord: AI të mos marrë vendime autonome për veprime ushtarake

20 Nëntor 2026, 23:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump dhe Xi bien dakord: AI të mos marrë vendime autonome për
Trump dhe Xi

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka zbuluar një nga dakordësitë e arritura mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, gjatë takimit trepalësh në Shenzhen të Kinës.

Sipas Bessent, dy liderët kanë rënë dakord se njerëzit duhet të jenë gjithmonë të përfshirë në vendimmarrjen ushtarake që lidhet me përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke përjashtuar mundësinë që kjo teknologji të veprojë në mënyrë autonome për ndërmarrjen e veprimeve të mëdha ushtarake.

“Besoj se ishte shumë e rëndësishme që presidenti Trump dhe presidenti Xi ranë dakord se njerëzit duhet të jenë gjithmonë të përfshirë në çdo vendim ushtarak që merr inteligjenca artificiale dhe se inteligjencës artificiale nuk duhet t’i lejohet të veprojë në mënyrë autonome për veprime të mëdha ushtarake”, deklaroi Bessent në një intervistë për CNBC.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë takimit u zhvillua një diskutim i gjerë për rreziqet që lidhen me përhapjen e armëve bërthamore dhe masat që mund të ndërmerren për të frenuar këtë proces.

Sipas sekretarit amerikan të Thesarit, bisedimet mes liderëve përfshinë gjithashtu politikën tregtare, zhvillimin e Inteligjencës Artificiale dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ku ishte i pranishëm edhe presidenti rus, Vladimir Putin.


Video