Elisa, nuk mund të kritikosh modelin dhe të kursesh arkitektin e...
20 Nëntor, 00:34Fokus
Ka përfunduar këtë të shtunë vizita katër ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Në momentin që po ndahej nga familjarët e tij, ai është duartrokitur nga të afërmit që kishin dalë nëpër ballkone për ta parë.
“Baca Jakup qëndro i fortë”, dëgjohet të thotë dikush.
Ndërkohë ditën e sotme, Jakup Krasniqi do të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas katër ditësh vizitë humanitare në familjen për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.