Kryesocialisti ‘zyrtarizon’ përjashtimin e Ndrecës dhe Spiropalit nga PS-ja!

21 Nëntor 2026, 12:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryesocialisti ‘zyrtarizon’ përjashtimin e Ndrecës dhe
Elisa Spiropali/ Edi Rama/ Plarent Ndreca

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur hapur për përjashtimet nga PS, në mbledhjen e sotme të Bashkisë së Tiranës.

Rama përmendi dy të përjashtuar nga PS, duke iu referuar Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, dhe tha që do ti japë fund goditjes së njerëzve në Bashkinë e Tiranës, për shkak se nuk bëjnë like postimet e Erion Veliajt. 

Për këtë të fundit, Rama tha se atë nuk e gjykon dot sa kohë që është pas hekurave, megjithatë sjellja e tij karshi kryeministrit është e gabuar.

“Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi.

Nuk do të tolerohet më askush që flet dhe sillet me detyrat ndaj popullit dhe kësaj familje si e ëma e Zeqos në majë të thanës. E përsëris, nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe bën, por uroj me gjithë zemër që të kuptojë që është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe PS-në.

Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbëtorë politikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë e Tiranës. E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanësh për eurinë e punëve. Këtë do ta zgjidhim në 9 maj me fitoren në ditën e madhe të Europës”, tha mes të tjerave Rama.


Video