Rinis seanca në Kushtetuese, lexohen konkluzionet përfundimtare, Bushka: Të shkarkohet!

7 February 2022, 12:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rinis seanca në Kushtetuese, lexohen konkluzionet përfundimtare,

Rinis seanca në Gjykatën Kushtetuese

Maxhoranca lexon konkluzionet përfundimtare ku kërkon shkarkimin e presidentit Meta.

"Kuvendi vlerëson se Presidenti ka shkelur rëndë Kushetutën. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e Ilir Metës. Me anë këtij vendimi të vendosen standarde që askush të mos shkelë Kushtetutën. Është shkelur rëndë neutraliteti i fushatës zgjedhore, pasi ka mbajtur anë në fushatën zgjedhore duke dalë kundër mazhorancës.

Ka kërkuar që të votohet ndryshimi me 25 prilli. Presidenti është betuar se do t’i bindet Kushtetutës, por këtë betim e ka shkelur duke kryer veprime haptazi si të ishte palë në zgjedhje. Sjellja e Metës ka qënë aktive dhe duke dhënë mesazhe publike kundër një force politike duke ndikuar në bindjen e votuesve. Ndërhyrje e pajustifikuar në të drejtat e njeriut, duke denigruar PS dhe kandidatët e saj. Presidenti ka vepruar në tejkalim të kompetencave për të përfaqësuar veten me politikën e jashtme. Ka ndërmarrë sulme kundër përfaqësuesve të huaj në Shqipëri.

Ka ndërhyrë në kompetencat e organit të prokurorisë, duke ndërhyrë në autonominë vendore (frd-bashki) dhe duke sulmuar gjyqtarët, ndërhyrje në punën e KQZ dhe policisë. Ka ndërhyrë në kompetencat kushtetuese duke lavdruar dhe kritikuar anëtarët e kësaj gjykate.

Meta ka përdorur një retorikë dhune, si një mjet për zgjidhje në zgjedhje, me gjuhë përçarje dhe urrejtje. Veprimet e tij e kanë përshkallëzuar krizën", shprehet Klotilda Bushka. 


Video