Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sot në orën 08:30 do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kërkesa e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.
Relatori i kërkesës ankimuese i zgjedhur nga KQZ është Ledio Braho, ndërsa vendimi pritet të jepet në orët e pasdites.
Edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga KQZ si pjesë e koalicionit 'Shtëpia e lirisë' duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin.