Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot ( e hënë 7 shkurt 2022) për fatin e Ilir Metës.
Nëse vendimi do të jetë për ta shkarkuar, vendi i Kreut të Shtetit merret automatikisht nga Kryetari i Kuvendit – raporton Vox News.
Pika 1 e nenit 91 të Gjykatës Kushtetuese parashikon që “kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”.
Në këtë rast, Lindita Nikolla do të ushtrojë kompetencat e presidentit përkohësisht.
Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon nga detyra presidentin Ilir Meta, vendimi i shkarkimit hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare.
Në këtë rast, Kuvendi është i detyruar që të nisë brenda 10 ditëve procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Seancën e së hënës, Meta do i përgjigjet pyetjeve që janë adresuar nga Gjykata.
Pak ditë parë Meta u shpreh se Gjykata nuk e shkarkon dot atë, dhe pyetjeve do iu përgjigjej publikisht në një konferencë.
Këtë fillim jave është séanca e tretë ndaj Metës, dhe nëse trupi gjykues nuk do të ketë mundësi për vendimmarrje do të duhet një seancë tjetër.