Dako në fushatë, PD: Kërkon ta shpallë të gjithë Durrësin “non grata”

6 February 2022, 18:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dako në fushatë, PD: Kërkon ta shpallë të gjithë
Vangjush Dako
i shpallur non grata nga SHBA

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit ka reaguar pas lajmit se Vangjush Dako ka nisur fushatën për socialistët, edhe pse është i shpallur “non grata” nga SHBA.

“Kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata. Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!”, shkroi kandidati i PD-së, Luan Hoti.

Vangjush Dako është shfaqur në takim me qytetarët dhe bazën e PS-së së Durrësit me në krah kandidaten e socialistëve për këtë bashki, Emirjana Sako.

Sako është aktualisht kryetare e komanduar e kësaj bashkie, ndërsa nga Partia Demokratike është akuzuar se në të vërtetë kjo bashki vazhdon të kontrollohet nga Vangjush Dako.


Video