KAS rrëzon kërkesën e PD për mos regjistrim të koalicionit “Shtëpia i Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit

7 February 2022, 10:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KAS rrëzon kërkesën e PD për mos regjistrim të
KQZ dhe koalicioni "shtëpia e Lirisë"

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e PD-së, e cila kërkoi që KQZ të shfuqizonte vendimin për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit.

Ndërkohë ankimimi i PD-së është bërë dhe pas vendimit të KQZ-së për të përjashtuar nga koalicioni me LSI-në dhe PDK-në regjistrimin e Sali Berishës. PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD kërkoi mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike. Sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.
Ndërkohë kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha.


Video